Rënia e flokëve
Almira
(15 vite më parë)
Përshëndetje Almira
Nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar rënien e flokëve.
Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë.
Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i flokëve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, ato bien.
Përdor shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh derisa gjendja hormonale të stabilizohet.
Gjithë të mirat.
Ka 4 muaj qe kam lindur nje bebe dhe i vetmi problem qe po perballem eshte renia e flokeve e cila ka filluar qe afer tri jave, jam shume e shqetesuar dhe nuk di si te veproj, femijen e ushqej me gji. Ju kisha lutur te me ipni ndonje keshille ser cfare mund te beje qe ta parandaloj? Me respekt.