Aborti dhe frika
Ardiana Hasani
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ardiana
Më vjen keq për çka të ka ndodhur, por nuk duhet ta mbash mëndjen aty. E rëndësishme është që të gjendet shkaku se përse kanë ndodhur abortet si dhe trajtimi për të mos u përsëritur.
Të rekomandoj që të mos tentosh të mbetësh shtatzënë pa kaluar 6-të muaj nga aborti i fundit, dhe gjatë kësaj periudhe, kontakto mjekun gjinekolog për të bërë këshillimin parakoncepsional dhe parandaluar çdo mundësi negative për shtatzëni.
Ardiana, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, nuk duhet të kesh frikë për shtatzëninë e rradhës.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje me falni ndoshta e teprova me pyetje mirpo jam kureshtare ta di para 10 muajve kam pasur nje abort deri ne javen e shtate ka shkuar mire pas javes se 7 me tha gjinekologu qe ju ka nderprit zhvillimi. Gjate atyre 9 javeve qe kam qene shtatzene kam pasur nje depresion ashtu mund te them sepse gjume nuk kisha fare njefare frike me kapi shume keq kam qene, desha te ju pyes a ka qene shkaktar i mos zhvillimit te frytit ajo qe e permenda? Gjinekologu ku i kam pasur kontrollat me ka thene qe ska qene shkaktar ajo, mirepo une desha ta mar nje mendim edhe nga ju sepse une prape deshiroj te mbetem shtatzene mirepo e kam ate friken se mos po me ndodh prape? Me falni nese e zgjata pak kerkoj ndjese.