Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kondiloma

Pershendetje! Doja te dija per kondilomen? Cfare pasojash ka? Si kurohet? Nga merret? Nqs 1 femer eshte e infektuar dhe pas kurimit nqs do te mbesi shtatzene a e merr femija kete semundje?

Anna (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anna

Kondiloma është infeksion, që shkaktohet nga një virusi human papiloma (HPV). Infeksioni është i përjetshëm dhe trajtohen vetëm shenjat e tij. Tek gratë shtatzëna, infeksioni nuk e kalon barierën placentare.

Kondiloma trajtohet me mjekime lokale, për të ruajtur të pastra rrugët e lindjes e fëmija mos të infektohet gjatë proçesit të lindjes. Në disa praktika, lindja me operacion cezarian është zgjidhja e pranuar.

Për më shumë mund të informohesh në artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/virusi-human-papilloma-hpv-

Gjithë të mirat.

Anna (14 vite më parë)
Edhe ne rastet kur virusi eshte i rasteve te lehta nuk iken plotesisht? Ne cfare kuptimi dmth qe infeksioni eshte i perjetshem? Dhe gjate jetes pervec mundesise se kancerit ka ndonje pasoje tjeter?

/komuniteti