Rreth skedulimit të datës së lindjes me operim
Jonidapeci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jonida
Lindjet e planifikuar në klinikën ku unë punoj, bëhen pas javës së 39-të të shtatzënisë. Me këtë kuptohet edhe një ditë plus ditës, që është mbushur javëa e 39-të. Shtatzënënia tënde me javë, llogaritet nga diat e transfertës së embrionit. Për këtë këshillohu me mjekun që ndjek shtatzëninë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe. Une jam shtatzene ne javen e 35 plus 6 dite, shtatzenine e kam me IVF. Doktori me ka rekomanduar qe ta bej me operacion meqe eshte me IVF, bebi eshte me peshe normale dhe ka pozicion me koke poshte, po per shkak te IVF me rekomandohet operacioni. Pyetja ime eshte kur duhet ta skeduloj operacionin? Ta le kur te me vijne dhimbjet apo mund ta bej dhe perpara? Dhe nje pyetje psh kur thuhet java e 39 e shtatzenise nenkuptohet periudha sa ben 38 jave deri ne 39 psh 38 e 3 dite quhet java e 39, apo kur ben fiks 39 jave deri ne javen e 40 psh 39 e 2 dite, cila nga keto eshte java e 39 e shtatzenise? Te lutem sepse eshte shume e rendesishme per mua pasi nuk dua ta lind bebin ne nje date te gabuar. Data e pare e menstruacioneve te mia ishte 18 maj. Shume faleminderit.