Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje Dr. Mimoza, une jam ne javen e 17 te shtatzenise para disa dite i kam ndegju levizjet fatale sipas jush qe me keni spjegu para disa dite... por ka dy dite qe une fare fare pak po i ndegjoj ato mos te them hiq, jam shume e brengosur a eshte dicka serioze pse nuk po i ndegjoj me sikur para disa dite... isha te gjinekologu para nje jave me tha mire ka perparu beba cdo gje ne rregull. Spjegoma te lutem edhe nje here se vetem me ty nepermes shkrimeve po kuptohem me se miri sikur te ju kisha me afer tju vizitoja personalisht... a eshte e mundur keto levizje fatale here te ndegjohen here jo? Pres pergjejn tuaj me padurim... Respekt.

Gena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gena

Në shtatzëninë e parë, lëvizjet fetale zakonisht ndigjohen pas javës së 22-të, ndërsa në shtatzënitë e tjera, lëvizjet fetale ndigjohen pas javës 18-të. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë ndryshe. Mesa po kuptoj, ti i ke ndjerë lëvizjet fetale përpara kësaj periudhe. Është e kuptueshme që ato do ti ndjesh të lehta dhe të rralla. Me kalimin e javëve, lëvizjet fetale do ti ndjesh më të forta dhe më të shpeshta.

Mbi këtë përshkrim, nuk ke arsye përse të shqetësohesh por kujdesu për shtatzëninë edhe duke u gëzuar dhe jo shqetësur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti