Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia jashtë mitrës

Doktoreshe kerkoje ndihme veç prej teje, pse ndodh qe motra ime qe 6 vite me radhe, e 4 here mbetet shtatzene jashte mitres, doktoret nuk po dine me i dhane pergjigje sepse krejt analizat mire i kane dale, ju flm shume, zoti ju shperblefte.

Ermira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzëni jashtë mitre, quhet vendosja e embrionit jashtë hapsirës së mitrës. Kjo mund të ndodhë në tuba, afërsisht 95% të rasteve. Të tjerat mund të jenë cervikale, abdominale, intraligamentare. Mbase nuk i kupton këto që shkruajta por, shtatzënia jashtë mitre mund të ndodhë vetëm dy here (kur vendoset në tuba). Mos vallë pyetja jote ka të bëjë me aborte spontane, dhe je shprehur gabim?

Faktorët e shtatzënive jashtë mitre janë; inflamacionet pelvike, mosha e rritur e gruas shtatzënë, DIU e vendosur më parë, anomalitë zigotike. Shtatzënia jashtë mitre e mëparshme rrit rrezikun e shtatzënisë së mëpasme, me 10 herë. Gjithashtu rreth 50% e grave me shtatzëni jashtë mitre, kanë më shumë se tre shtatzëni të mëparshme.

/komuniteti