Inflamimet e vaginës
Rona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rona
Dy javë pas përfundimit të trajtimit, bëj edhe një herë analizën dhe kulturën e sekrecioneve vaginale për të konfirmuar se infeksioni është trajtuar plotësisht. Gjithashtu të rekomandoj të bësh edhe një Pap-test.
Me vizitë gjinekologjike, mjeku është i aftë të vlerësoj se çfarë është ajo gjendër që ankon. Nëqoftëse gjendra nuk largohet me trajtim mjeksor, ndërhyrja kirurgjikale është e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe. Para 2 jave kam qenq tek gjinekologu dhe jam kontrolluar dhe diagnoza ka qene inflamimet e vagines dhe te vulves. Para mjekimit me antibiotike kam pas dhembje ne vagine gjate prekjes por edhe kruarje dhe me eshte formuar si nje gjenderr e madhe dhe e forte ndersa tash kane kaluar 2 jave dhe me nuk kam kruarje e as dhembje kur e prek mbrenda gjendrren. Por gjeja qe me shqeteson eshte se ende nuk me eshte hequr ajo gjendrra dhe ende kam sekrecione te bardha, c`me thoni a duhet kohe tash deri sa te hiqet e tera ajo apo duhet te bej edhe ndonje kontrolle? Faleminderit.