Rreth analizës së gjakut dhe udhëtimit të përmuajshëm
Viki
(14 vite më parë)
Pershendetje Viki,
Barnat qe je duke marre, jepen te sindromi antifosfolipid. Titri i antitrupave antifosfolipid caktohet perpara shtatzenise, sepse gjate shtatzenise besueshmeria e testit eshte e ulet (edhe normalisht mund te jene te rritura). E bera sqarimin paraprak, sepse dyshoj se eshte e nevojshme qe te besh kete analize cdo muaj. Sa i perket fluturimit me aeroplan, nuk ka ndonje problem nese shtatzenia nuk ka komplikime.
Miredita. Jam shtatzene ne javen e 22. Kam bere analizen e koagulimit te gjakut dhe ne Gjermani me kane dhene te marre cdo dite Clexane 40 mg dhe Aspirin 100 mg. Dhe kam cdo muaj te beje po te njejten analize, por une jetoj ne Kosove dhe cdo fillim muaji duhet te udhetoj per ne Gjermani me aeroplan. A eshte rreziik per bebin qe mbaj te udhetoj cdo muaj? Pres pergjigjjen tuaj, faleminderit.