Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam e shqetësuar rreth të vjellave

Pershendetje doktoreshe, me 12 kam hyre ne muajin e nente, sot kam pasur te vjella duke e lare banjen, a eshte kjo arsyeja e vjelljes apo duhet te shkoj ne kontrolle se jam shume e shqetesuar se gjate shtatzenise nuk kam vjell aspak! Ju lutem nje pergjigje sa me te shpejte, ju flm per mirekuptimin.

Fjollaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fjolla

Pavarësisht nga shkaku që mendon se nga mund të ketë ardhur e vjella, bën mirë të kontaktosh mjeku gjinekolog dhe t’ja shpjegosh situatën. Unë shpresoj se shtatzënia nuk ka qënë shkaku, por mjeku me anamnezë edhe mund të definoj atë që të ka ndodhur. Mos harro të matësh tensionin arterial.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti