Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Pershendetje doktoreshe, une sot kam hyre ne javen e 36 dhe pesha e babit eshte 2 kg gjinkekologia ime me tha qe bebi eshte ne rregull po e ka kete peshe a eshte dicka per me u brengos, dhe bebi ende eshte me koke larte dhe e ka kordonin te lidhur per qafe, a mundet qe bebi deri ne javen e 39 te kthehet me koken poshte apo duhet qe te lind me operacion sepse une kam deshire qe te lind ne menyre natyrale, kjo eshte lindja ime e pare dhe a ndikon tensioni i larte dhe e fryera ne kembe qe bebi mos te shtoje shume peshe? Flm shume per pergjigjet.

Tinaaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Në javën që je, pesha e bebit duket e vogël. Por e rëndësishme është që ecuria, gjendja e tij si dhe parametrat e tjerë janë normal sipas mjekes. Mbase është pak vonë që bebi të kthehet me kokë poshtë, megjithëse në favor i vjen pesha e vogël e cila e lejon të bëj rrotullime nëse edhe hapsira e mitrës është e mjaftueshme.

Edhe kordoni umbelikal për rreth qafës së fetusit mbetet problem për të zgjedhur rrugën e lindjes, por me ekografi mjeku e vlerëson shkallën e rrezikshmërisë.

Duke shtuar edhe tensionin e lartë që përshkruan për vetën tënde, megjithëse shpresoj që e ke patur nën kontroll me trajtim, jap mendimin se shtatzënia duhet të kryhet me operacion. Megjithatë, është mjeku që ndjek shtatzëninë, ai që konkludon së bashku me ty se cila do të jetë rruga e lindjes.

Të uroj të kesh një lindje të lehtë dhe të mbarë.

/komuniteti