Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mënyrë tjetër kurimi përveç kontraceptivëve për çrregullimin menstrual?

Pershendetje dr Mimoza. Une kam vuajtur gjithmone nga çrregullimi i ciklit menstrual, gjinekologet me rekomandojne gjithmone te pi kontraceptiv, heren e fundit qe piva kontraceptiv, ne perfundim te kures ngela shtatzene, (theksoj se gjate kures cikli u normalizua ne menyre perfekte), mbas lindjes, deri ne muajin e 4 ishte normal me pas filluan problemet nga e para si psh vonesat, 2 muaj pa ardhur fare, ngjyra, fluksi, ka pasur raste kur cikli me ka zgjatur 15 dite rresht, ose ka zgjat 4 dite me fluks te paket dhe ngjyre te erret. Ajo qe une dua te di eshte se une si individ qe te zgjidh kete problem duhet te pi gjithmone kontraceptiv? gjate gjithe kohes? Theksoj se dhe kontraceptivet kane efektet e tyre anesore dhe pyes sa e shendetshme eshte kjo? Prandaj te drejtohem nese ka nje menyre tjeter apo lloj kure tjeter per te zgjidhur kete problem te timin? Doktoreshe po nese bej analizat e hormoneve a ka mundesi qe me ane te kesaj rruge mund te zgjidh dicka? nese po do ju lutesha shume nese me jepni nje adrese se ku behen keto analiza? Shume faleminderit per vemendjen dhe pergjijgen tuaj, gjithe te mirat, me respekt, Denisa.

Denisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Më vjen mirë që pas trajtimit të çrregullimit menstrual, ke lindur fëmijë. Pas lindjes, edhe tek gratë që kanë patur cikël menstrual të rregullt, ndodh prishja e tyre edhe për shkakun e vetëm se ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri. Nëqoftëse ushqyerja me qumësht gjiri do të ishte korrekte, menstruacionet mund të vinin edhe pas një viti.

Mendoj se, derisa të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri, nuk ka vënd për tu shqetësuar mbi çrregullimin e ciklit menstrual. Pas ndalimit të ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri, cikli menstrual duhet të jetë i rregullt. Nëse ndodh ndryshe, me anë të analizave hormonale duhet gjetur shkaku i cili mund të trajtohet në mënyrë të drejtë përdrejtë.

Nëse e shikon të arsyeshme, mund të më kontaktosh në klinikën ku punoj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti