Fibroadenoma dhe tabletat kontraceptive
Lindaaa11
(14 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Në rastin si e përshkruan, nuk rekomandohet të përdoren kontraceptivë hormonal. Për tu mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara, zgjidh një metodat mekanike të kontracepsionit.
Prandaj rekomandohet, që përpara se të vendoset për metodën e kontracepsionit, femrat duhet të konsultohen me mjekun, i cili zgjedh atë më të përshtatshmin pas vizitës gjinekologjike, analizave dhe ekzaminimeve të ndryshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam 22 vjeqare dhe tani eshte konstatuar se ne te dy gjinjte kane fibroadenoma njera me madhesi 1 cm*0.7 cm dhe tjetra 2 cm *1.2 cm... mjeku onkolog me tha qe nuk eshte e nevojshme njehere me i hek vetem nese vazhdojne te rriten, por ajo qka me shqeteson mua eshte se nuk e di a guxoj te perdore tableta kontraceptive edhe pse nuk perdori shpesh vetem 2 muaj gjate vitit sepse te fejuarin e kam jashte Kosove... kerkoje ndihmen tuaj, ju falemnderit per mirekuptim.