A ka ndikim te fryti veshja e ngushtë gjatë shtatzënisë dhe si?
Besha
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besha
Veshjet e zakonshme të shtatzënisë, mund të përdoren nga nëna sipas dëshirës. Mbajtja e sutjenave të përshtatshme, është mjaft e rëndësishme. Përdorimi i ripit të mesit, rrallë i rekomandohet gruas shtatzënë, përveç rasteve me dhimbje shpine ose dobsim të murit abdominal. Korsetë apo rrobat e ngushta duhet të shmangen, për shkak se dëmtojnë qarkullimin e gjakut. Më të mira gjatë shtatzënisë janë këpucët e lirshme pa takë dhe rrobat e lirshme prej pambuku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuar doktoreshe, si ndikon veshja e ngushte gjate shtatzenise te fryti? Me respekt, Arbresha