Sekrecionet kafe
Klea
(14 vite më parë)
Përshëndetje Klea.
Sekrecionet kafe ne fillimet e shtatzënise mund të konsiderohen normale, kur janë në sasi të vogël dhe kur nuk shoqërohen me dhimbje. Ato vijnë si pasojë e implantimit të vezës së fekonduar, në muret e mitrës. Megjithatë, drejtohu tek mjeku që të ndjek shtatzëninë, për të bërë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e shtatzënisë.
Tëe uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe!
Jam ne javen e trete te shtatzenise por dhimbjen vazhdoj ti kem sikur do te me vijne mestruacionet. Dje dhe sot ne dy raste pata dhe shume pak sekrecione kafe. Per kete jam ne merak. Eshte shtatzenia ime e pare dhe jam 31 vjece. A jane normale keto sekrecione ne kete ngjyre?
Faleminderit!