Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sasi e shtuar e lengut amniotik

Jam ne javen 19+3 te shtatzanise. Me tregoni ju lutem se a eshte rrezik ne qofte ke sasi te shtuar te lengut amniotik, cila eshte arsyeja e shtimit te sasise. Gjithashtu theksoj se placenta eshte shume poshte thujase ne qafen e mitres, e cila gjithashtu eshte e bute. Ju falenderoj paraprakisht

Njomza Njomza (10 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Pershendetje Njomza,

Cilado gjetje ultrasonografike duhet te diskutohet gjeresisht me mjekun tend. Ndonjehere ndodhe qe te fitohet pershtypje joreale se behet fjale per sasi te shtuar te lengut amnial derisa sasia e tij eshte normale.

Poashtu, eshte heret qe te jepet vleresim perfundimtar per lokalizimin e placentes sepse mitra do te vazhdoje te rritet ne javet ne vijim.

Sido qe te jete ju jeni ne javen e 20 dhe brenda kesaj jave ose javes qe vjen duhet te behet ekzaminimi.i detajuar i frytit )ku duhet te shihet edhe lukthi) dhe duke filluar nga java 24 duhet te behet edhe analiza shtese per te perjashtuar çrregullimin e metabolizmit te sheqerit.

Paç shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

Njomza Njomza (10 vite më parë)
Shume faleminderit ne pergjigjenn e dhene i nderuar.

/komuniteti