Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista në vezore!

Pershendetje e nderuara Znj. Keta


Fillimisht te falenderoj per keshillat tua si dhe per pergjigje kaq te shpejte e cila me ndihmoi shume. Dje isha tek nje mjek tjeter per ngjyren e brekeve te verdha nuk dyshoj qe kam infeksion mirepo kisha disa cista, 6 ne vezore te cilat ishin ne madhesi sa nje kokerr e pasulit keshtu me tha, keto tha e kane çrregullu ciklin menstrual si dhe dyshohet per probleme çrregullim ovulimi. Me dha nje terapi me perdore nga dita e 3e menstruacioneve dhe ne diten e 10 me shku 7 dite me percjelle ovulimin, a kam a jo me nje ultraze vanginal. Si dhe nese eshte e nevojshme me marre nje injekscion me ndihmu mundesimin e shtatzenise. Dr me tha qe ka raste qe me perdorim te kesaj terapie rriten fryhen cistat deri 5, mirepo me kete terapi po provojme me i pelcit ato dhe me ndihmu per me mbet shtatzene, une sic e kam cek edhe ne pyetjen tjeter kam pas nje pastrim ne javen e 8 para 7 muajve. Tash pyetja ime eshte kjo... me 10 janar pres me me ardhe menstruacionet dhe me vazhdu me terapine e ketij mjekut per qito stas inga dita e 3 e menstruacioneve mirepo si cdo here kam frike qe skan me me ardhe. Per ta siguru qe mem ardh me daten 10 janar a ben qe 1 jave para kesaj date te perdori orgametril a prish pune kjo diqka dhe mandej me vazhdu me terapine e dhene nga gjinekologu? Orgematril kam perdor edhe ma perpara 5 dite cdohere ne diten e 3 pas perfundimit te 5 diteve me ka ardhe si dhe a eshte diqka serioze sipas teje gjendja ime per pengimin e nje shtatzenie te ardhshme si largohet kjo cista a jane te rrezikshme?


Me fal per zgjatjen e pyetjes, ju falenderoj shume, zoti ju bekofte per punen e sinqerte qe beni, ciao.

Elisaa. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elisa,

Orgametril, përdoret për ardhjen e mestruacioneve. Përsa i përket pjesës tjetër të pyetjes, duhet të vazhdosh trajtimin që të ka rekomanduar mjeku. Ndërsa për më shumë informacion mbi çistet, ndiq artikullin në linkun të poshtëshënuar;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindromi-i-ovarit-policistik

Gjithë të mirat.

/komuniteti