Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti

Pershendetje Dok.


Desha me theksu se te enjten 1 jave kam abortu sepse fetuesi sme rriteshte qe ne javen e 5 te shtatzenise mjeku me tha qe ende nuk dallojme fetusin dhe une prita 1 jave me mundesine per nje shprese me te mire po une deshtova. A mund te me thoni se prej se vjen ky shkak dhe mbas sa kohe mundet me fillu shtatzenine e dyte dhe a mundem me kry marredhenje tash edhe pse ka 2 jave qe kam abortu? Ju lutem pres nje pergjigje nga ju.


Cdo te mire, klm.

Fatbardha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatbardha

Aborti ndodh për disa shkaqe, siç janë; difekte gjenetike, anomali të mitrës, shkaqe hormonale, infeksione të ndryshme, patologji sistemike të nënës, faktor imunologjikë, dhe shkaqe të panjohura. Periudha në të cilën ti nuk duhet të kesh një shatzëni të re, rekomandohet të jetë gjashtë muaj pas kryerjes së abortit. Kjo periudhë, duhet të vlejë për të bërë disa ekzaminime të rëndësishme, për të parandaluar çdo jundësi negative.

Raportet seksuale janë të lejueshme, por të rekomandoj që për periudhën që nuk duhet të kesh një shtatzëni, të tregohesh e kujdeshme duke u mbrojtur me një nga e metodat e planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti