Tabletat Gravid
Erina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erina,
Të gjitha shenjat që ankon vijnë si pasojë e anemisë.
Tabletat Gravid janë multivitamina dhe kripëra minerale, për të cilat ka nevojë gruaja gjatë shtatzënisë. Nëqoftëse nga analiza e gjakut komplet ka rezultuar anemi, atëherë është mirë që ti shtosh këtij trajtimi edhe suplementin me hekur.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuar Dr. Mimoza, jam ne muajin e 5 te shtatzenise, eshte shtatzenia e pare. Ne viziten e fundit tek gjinekologja me tha se jam pak anemike dhe me tha te perdore tabletat Gravid. Deshta te di mendimin tuaj rreth kesaj terapie. Gjithashtu kam tensionin e ulet te gjakut dhe kam zhurme ne vesh. Faleminderit per kohen tuaj.