Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A shkakton hematoma abort?

Pershendetje Dr Mimoza, une jam shtatzene 12 jave, kam qene mire mirepo para 4 diteve pata nje gjakderdhje edhe shkova te gjinekologu, ai me tha se kisha nje hematome edhe per shkak te saj kam gjakderdhje! Te lutem deshta me te pyete a mundet me ardhe deri te nje abort edhe sa mundet me me zgjat kjo gjakderdhje?

Syzana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Syzana,

Hematoma është një grumbullim gjaku, që shkaktohet nga shkolitja e placentës me murin e mitrës. Në shumicën e rasteve, gjaku gjen rrugëdalje, dhe del nga organet gjenital, në trajtën e gjakderdhjes siç të ka ndodhur dhe ty. Hematoma krijohet nga kontraksionet uterine, të cilat mund të dominohen me trajtim spazmolitik. Ti duhet të qëndrosh rregjim shtrati, të mos bësh punë të rënda dhe ecje të gjata. Mjeku duhet të rekomandoj spazmolitikun e duhur. Rikontrollo ekografikisht pas dy javësh, gjëndjen e hematomës.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti