Gjëndrrat tiroide
Vale
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vale,
Në rastet me hipertiroidizëm tek gratë shtatzanë, funksioni i tiroides duhet të kontrollohet çdo 4-6 javë. Mjeku endokrinolog që të ndjek, duhet të të jap këshillat dhe trajtimin e nevojshëm.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuar Dr Keta, jam 24 vjeçare dhe jam 26 javeshe shtatzene, ne muajin e katert te shtatzenise i kam bere analizat dhe si rezultat i kesaj me eshte dale se kam problem me gjendrra tiroide. TSH edhe e rritur si dhe T4. Kam qene te gjinekologu me ka thene qe femija eshte ne gjendje te rregullt, poashtu kam qene edhe te endokrinologu dhe e kane konstatu qe sjam prej gjendrrave sic po me dalin ne analiza, pasi nuk kam kurrfare simptome. I kam perserit disa here kete lloj analize here me del TSH me vlere normale here vlera e ngritur. Desha te pyes a ndikon negativisht te femija apo eshte vetem gjendje psiqike pasi kur jam pa stres e qet psiqikisht TSH me del vlere normale. Disa doktor me kan thene qe mundet femija me pas pasoja disa tjere jo. E desha te di edhe mendimin tuaj. Faliminderit per mirekuptim.