Kur duhet të skeduloj datën e operimit?
Albinaalbina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Albina
Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual ka qënë data 18 maj 2011, dita e mundshmë e lindjes është data 24 shkurt 2012. Është mirë që lindja e planifikuar, të bëhet midis fundit të javës së 39-të deri në fund të javës së 40-të.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Doktoreshe pershendetje. Une jam ne muajin e nente te shtatzenise dhe doktori me ka thene te lind me operacion. Te lutem kur duhet ta skeduloj daten e operacionit, dhe kur thuhet java e 39 nenkuptohet periudha mes javes 38-39 apo periudha mes javes 39-40, (pasi dr thote nga java 39 po une nuk edi kur i bie si periudhe). Menstruacionet i kam patur me 18 maj. Faleminderit.