Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Pershendetje Dr. e nderuar ciklin e fundit e kam pas me 06/06/2011 eshte lindja e dyte dhe gjithcka ne rregull ka shku deri me tash pa asnje problem, por nganjihere kam dhimbje ne fund te barkit pak sekonda zgjat analizat urinare me kane dale mire dhe kam fillu te ajem kembet duart a eshte normale apo te konsultohem me mjekun? Gjitha te mirat ju uroj pune te mbare e te pa lodhshme, gjitha te mirat.

Sevi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Data e mundshme e lindjes është data 15-të mars. Në lidhje me ankesën tënde, mendoj që nuk ka gjë shqetësuese. Fryrjet e lehta në këmbë vijnë si rezultat i mbipeshës nga shtatzënia. Kur ndihesh e fryrë, qëndro shtrirë me këmbët lart në nivelin e gjoksit për pak kohë dhe do të ndihesh më mirë. Natën, pozicioni shtrirë anash majtas do të jetë më i favorshëm për ty.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti