Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i njejtë i gjakut

Pershendetje doktor une jam shtatzene 22 pres femiun e pare, une dhe bashkeshorti im jemi ne grup te njejte te gjakut A pozitiv dhe kam friken se mos do te kete pasoja per femijen deshta ta di nga ju ma saktesisht se cfare roli luan ky grup dhe a eshte mire apo keq?

Shpresaa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Shpresa,

Nuk ka asnje problem qe ti dhe burri yt keni grupin e njejte te gjakut. Problemi me i shpeshte qe lidhet me mosperputhjen e grupeve te gjakut lidhet me pranine e Rh faktorit. Nese gruaja ka grupin e gjakut Rh negativ, kur burri eshte Rh pozitiv, atehere ne shtatzenine e ardhshme mund te kete probleme. Mosperputhja midis grupeve te gjakut eshte shume e rralle.

Ne rastin tend nuk ka pse te mendohet per asnje mosperputhje midis grupeve te gjakut, prandaj rri e qete.

Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti