Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pak gjakderdhje dy muaj pas lindjes

Kam dy muaj qe kam lindur,lindje natyrale ,kisha 40 dite pastrim nga lindja a si mund te quhet ndryshe,po dje vura re sikur me kishte ardhe cikli ,kisha pak gjaderdhje dhe pak dhimbje barku ,po sot nk kisha me ,ca mund te jet?dhe a mund te nglesh shtazane nqs cikli nk te ka ardhe akoma mbas lindjes se sa shance ke me mbet shtazane kur ke femin me gji?te pershendes!

Rora Rori (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Aurora

Pas lindjes, mund te mbetesh shtatzene edhe pa ardhur cikli menstrual. Ndodh keshtu sepse gjakrrjedhja menstruale vjen pasi veza nuk eshte fekonduar. Nese veza fekondohet, ndodh shtatzenia pa ardhur cikli menstrual, pas lindjes.

Mund te mbetesh shtatzene edhe kur ushqen femijet me gji, nese ushqyerja nuk ka qene korrekte, qe do te thote qe shpesh femija eshte ushqyer me ushqime artificiale.

Gjithe te mirat.

/komuniteti