Rreth javës së 37
Anita Niti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anita
Lindja pas javës së 37-të, konsiderohet lindje normale. Gjatë kësaj kohe, deri sa të fillojë proçesi i lindjes, gruaja ndjen ankesa si të tuat. Ndjenja e urinimit të shpeshtë, vjen si rezultat i fiksimit të pjesës paraqitese në rrugët e lindjes. Ndërsa lëvizjet e bebit ndihen më të pakta, si rezultat i rritjes në peshë të fëmijës dhe i zvoglimit të hapsirës ku ai lëviz. Prandaj mos u shqetëso dhe prit me durim ditën e konsultës me mjekun që të ndjek shtazëninë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe sapo kam hy ne javen e 37 edhe nuk di a mundem me pas tash kontraksione, po me bllokohet nganjehere barku edhe shkoj shpesh ne banjo, me duket se po do te urinoj por jo, a mundet koka e femijes me me be presion ne fshikez te urines sepse pak po kam si djegesime, ama menjehere me kalon, edhe femija po leviz ma rende diqysh se ka shtuar me shume peshe, kontrolle kam edhe nje jave te shkoj, te pershendes shume.