Cfare po ndodh?
Shqiponja Celepija
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shqiponja
Me sa kuptoj nga ankesat e tua, ndoshesh para një çrregullimi menstrual. Drejtohu tek një mjek gjinekolog për vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe për disa analiza të nivelit të disa hormoneve në gjak si LH, FSH, dhe Prolaktinës. Pasi të kesh bërë këto ekzaminime, mjeku do të të jap trajtimin e nevojshëm dhe cikli do të rregullohet.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Desha te di se cfare po ndodh me mua? Me daten 4 dhjetor i kam pasur menstruacionet e fundit dhe akoma s`me kane ardhur. Ciklin e kam te crregullt. Kam dhimbje mesi dhe me eshte fryre gjoksi qe prej dy javesh. Kam bere testin por sme del gje. Si ta shpjegoj kete fakt? Faleminderit.