Buzët vaginale
Tringaa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Tringa,
Shenjat që ankon tregojnë që je përpara një infeksioni vulvo vaginal. Drejtohu tek mjeku gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjike dhe strisho të sekrecioneve vaginale. Antibiograma apo mykograma do të ndihmojnë mjekun, për të vlerësuar terapinë e nevojshme. Mos neglizho, pasi nqs këto infeksione lihen pa trajtuar deri në fund, atëherë, ato sjellin problem në shëndetin riprodhues. Disa nga shkaqet përse ndodhin këto lloj infeksionesh janë; ndryshimi i pH të vaginës nga raportet seksuale apo faktor të tjerë, si ndryshimi i nivelit të sheqerit në gjak, mos zbatimi i rregullave të higjenës personale, raportet seksuale të pambrojtura, mbajtja e të brëndëshmeve të ngushta dhe jo prej pambuku etj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Gjate marredhenieve po me krijohen plasaritje te buzeve vaginale (te çara te vogla), po ashtu kam sekrecione te bardha. Doja te ju pyesja se cilat jane shkaqet e ketyre simptomave? Faleminderit!