Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me cfarë ti heq qimet?

Pershendetje doktoreshe, ju faleminderit per pergjigjet tuaja me intereson me dite, qimet qe dalin ne vendet e jashtezakonshme ndonjehere poshte femrat e kam fjalen psh mbi buze, ne mjekerr, midis gjinjve dhe afer thithkave, te kerthiza e teposhte me qka preferohet me i hjek keto qime qe mos me u shumu une skam edhe shume mirepo sdua te me shumohen, doktoreshe qimet te gjinjt te mjekra te buzet i hjeki me pincete me nje send qe i hjekin femnat vetullat me ate i shkuli ndersa te kerthiza e teposhte me bic - brisk cfare mendoni ju pasi qe me i hjek ne cdo vend qimet me brisk ose me doni veet ato mendoj se dalin me shume, cfare mendoni ju?

Arlinda.s (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Mundet që shtimi i pilozitetit tek gruaja, të ndodhë edhe për arsye hormonale, që do të thotë çrregullim i nivelit të disa hormoneve në gjak. Zakonisht tek femrat rritet niveli i testosteronit që është hormon steroid mashkullor. Bëj analizën për të përcaktuar nivelin e këtyre hormoneve në gjak dhe më pas drejtohu tek mjeku gjinekolog për këshillim. Nqs nuk paraqet problem nga ana gjinekologjike, atëherë këshillimin mund ta kryesh me një estetist ose mjek dermatolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti