Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cka është CDG?

Pershendetje doktoreshe, desha te di me shume rreth cdg sepse gjinekologia ime me ka thene te ta bej cdo tri dite, a eshte diqka rrezik per beben nese e bej shpesh? flm per pergjigjet.

Tinaaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

CTG ose kardiotokografia, është ekzaminim që realizohet me aparat që quhet kardiotokograf. Ky aparat mat rrahjet e zemrës fetale, për të vlerësuar nëse ato janë të kompromentuara ose jo. Ekzaminimi zakonisht zgjat rreth 20 minuta. Me anë të këtij monitorimi elektronik të rrahjeve të zemrës fetale, mund të vlerësohen çrregullime të rëndësishme për të cilat mjeku merr vendimet e nevojshme që proçesi i lindjes të një fëmije të shëndetshëm të kaloj normal. Ky ekzaminim nuk paraqet asnjë rrezikshëmri për nënën shtatzënë dhe për bebin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti