Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje të vazhdueshme

Pershendetje doktoreshe, me date 22 janar kam hyre ne javen e 37 dhe ka 21 kane fillu cdo dite mirepo jo nonstop kam dhimbje te lehta te barkut dhe kapak te fundit te barkut a mund te jete shenje se lindjen e kam afer dhe sa mund te jete afer nese mund te perceptohet?Ju faleminderit shume per mundin tuaj.

Ajshee (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Lindja pas javës së 37-të, konsiderohet si lindje normale. Zakonisht deri në ditën e lindjes, gjatë kësaj periudhe kohe, gruaja ndjen dhimbje të lehta mesi dhe në fund të barku që quhen kontraksione përgatitore, që e përgatisin mitrën për kontraksione më të fuqishme të lindjes. Gjithashtu gruaja mund të ketë edhe ndjenjen e një urinimi më të shpeshtë që vjen si rezultat i fiksimit të pjesës paraqitëse të bebit në planin e hyrjes së baçinit. Të gjitha këto shenja, tregojnë se lindja po afron. Mirë është që ajo të ndodh pas javës së 39-të të shtatzënisë, kur pulmonet e bebit janë maturuar plotësisht. Gjatë kësaj periudhe kohe unë të rekomandoj që kontaktet me mjekun gjinekolog që do të ndjek lindje tënde, të jenë më të shpeshta për të monitoruar sa më mirë rrahjes e zemrës fetale.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti