Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje doktor, une jam ne javen e 29 te shtatzenise, deri me tani kam pasur tre aborte por deri ne javen e 16 me se shumti kam shkuar. Shtatzenine ende e kam me shume rrezik per shkak se mitren e kam uterus bicornis, mjeku me ka thene qe te provojme ta shtyejme sa me shume qe mundemi, jam shume e frikesuar, shume me thone se plot femije kane lindur ne keto jave dhe jetojne shendetshem pa problem, une po shpresoj ti bej diku 35 jave, nje shoqe e imja ka lindur dy binjake ne javen 35 e 1 dite dhe femijet jane mire nuk ka pasur nevoje as per inkubator, a eshte normale lindja ne 35 jave dhe sa i ka gjasat femiu im te jetoj nese lind ne javen e 30? Ju faleminderit.

Gongje (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Gongje,

E kuptoj brengen qe ke. Eshte e vertete qe anomalite e mitres shkaktojne lindje te parakohshme. Gjasat qe nje bebe e lindur para kohe te mbijetoje varet nga java e shtatzenise kur ndodh lindja, por edhe nga qendra spitalore ku ndodh lindja. Eshte mire qe t'i te marresh mjekimin me kortikoide te cilat ndihmojne ne pjekjen e mushkerive te bebes nese vie te lindja para kohe. Ne qendrat terciare spitalore ka surfaktant qe eshte nje substance e cila i ndihmon te mbijetoje bebes qe lind para kohe.

Pra, rekomandimi im eshte qe te konsultohesh me obstetrin tek i cili ti e percjell shtatzenine dhe te bisedosh me te mundesine qe nese paraqiten shenjat e lindjes para kohe, te shkosh menjehere ne qendren terciare spitalore. E theksoj edhe nje here se terapia me kortikoide (e cila kompletohet per 48 ore) eshte shume e rendesishme.

Pac shtatzeni te mbare! Te lutem na shkruaj kur te lindesh!

Bonaaaa (14 vite më parë)
Pershendetje jam ne javen 28 esht lindja e par deri tani ka pun dhe jam ndje shum mir po tani mjkja ime me thot se bebne e kam shum posht edhe esht rrrezik lidja e parkoshme jetoj ne belgjik dhe nuk kuptoj edhe aq shum gjuhen beba ime tani peshon 1057grm e gjat 36cm sa esht e rrezikshme nese lidi tani ju falminderit per te gjitha

/komuniteti