Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në vaginë

Pershendetje, kur te qohem ne mengjes edhe gjate dites kur te shtrihem me pushu kur te qohem ne kembe kam dhimbje ne vagine edhe jam pak e ajun, cka mundet me qene? Faliminderit shume.

Labinote (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Labinote

Nqs nuk je shtatzënë dhe ke edhe sekrecione vaginale të shtuara, një vizitë gjinekologjike dhe një analizë dhe kulturë e sekrecioneve vaginale do të mund të zgjidhë problemin tënd.

Nqs je shtatzënë, atëherë mund të jesh përpara një kandidoze vulvovaginale, infeksion të cilin e predispozon mjaft shtatzënia. Këtë diagnozë do ta vërtetonte analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale si dhe mykograma, e cila do të përcaktoj antimykotikun që është më sensibël ndaj këtij infeksioni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti