Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegje ne lukth

Miredita e nderuar doktoresh, jam ne muajin e nente te shtatzanise dhe gjate ketyre diteve te fundit cdo gje qe ha me shkakton djegje ne lukth dhe ne fyt fillimisht nderpreva cdo thartire dhe djegsirat qe konsumoja por prape vazhdon e njejta djegje qe ndonjehere me duket se edhe do ta kthej ushqimin, ju lutem nese mundeni ti pergjigjeni pytjes se a eshte kjo normale gjate kesaj kohe te shtatzanise apo nuk eshte dicka ne rregull me organizmin tim? Te pershendes dhe paraprakisht falemnderit per pergjigjen.

Alije (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alije.

Në tremujorin e fundit të shtatzënisë, koha e zbrazjes së stomakut zgjatet më shumë se koha normale. Në këtë mënyrë ndodh ai që quhet refluksi gastro-ezofageal (urthi), i cili klinikisht çfaqet me djegie dhe shpesh gruaja thotë “më vjen stomaku në gojë”.

Përdorimi i tabletave antiacid, është zgjidhja e kësaj situate. Me lindje, gjithshka kthehet në normalitet.

/komuniteti