Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fillimi i shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, ju faleminderit per te gjitha pergjigjjet e deritanishme, me jane vonuar menstruacionet, e kam bere testin dhe me ka dale pozitiv, jam shume e gezuar ende skam shkuar te mjeku, keto dite do shkoj per kontrrolle, po jam pak e shqetesuar, te lutem me trego sepse e kam gjendrren e Bartolinit, a do te me shkaktoje problem nese lindi beben po me kete problem? Pres me padurim pergjegjen tuaj, ju faleminderit.

Leandra (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leandra,

Gjëndrat e Bartolinit janë dy gjëndra të vendosura në hyrje të vulvës, funksioni i të cilave është lubrifikimi i hyrjes së vaginës. Nuk kanë ndikim në shtatzëni, por nqs kanalet e tyre bllokohen dhe sekrecioni i prodhuar nga këto gjëndra nuk arrin të dalë jashtë, atëherë ato fryhen, skuqen duke u bërë të dhimbshme. Kjo quhet Bartolinit. Në këtë rast mjeku gjinekolog, që do të ndjek shtatzëninë do të vendosë edhe për trjatimin e këtij infeksioni, me qëllim që gjatë lindjes rrugët e lindjes të jenë të pastra, që fëmija të mos ketë mundësi infeksioni.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti