Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth termit vagina

Pershendetje... Ne fillim doja te shprehja mirenjohjen time per ju... Jeni nje gjinekologe te cilen une e adhuroj. Une jam nje nxenese ne gjimnaz ne vit te fundit dhe kam zgjedhur biologji e avancuar.... Kam nje projekt lende, temen e te cilit e kam zgjedhur dhe eshte "organet e riprodhimit". Tek biologjia eshte nje term te cilin nuk e kuptoj shume mire =>vagina eshte kanali ku depozitohen spermatozoidet gjate aktit seksual. Ne lindje vagina eshte pjeserisht e mbyllur nga nje cipe qe quhet himen,qe zakonisht mbetet e paprekur deri ne marredhenien e pare seksuale. Kjo eshte ajo qe ne ne gjuhen e "rruges" e quajme virgjeria? Ju faleminderit. Pres pergjigjen tuaj.

Alma Shehu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma,

E ke kuptuar shumë mirë. Himeni është një membranë e hollë me trashësi nga 2-3 mm që mbulon hyrjen e vaginës. Në mes të tij, ka një vrimë të vogël nga ku del gjaku menstrual. Gjatë raportit të parë seksual kjo membranë shkatërohet (deflorohet) duke dhënë në rreth 60% të vajzave sekrecione hemoragjike të pakta. Meshkujt, kur i shohin këto sekrecione e quajnë vajzën të ndershme. Por ka edhe raste, në rreth 25%, kur kjo membranë deflorohet pa dhënë sekrecione hemoragjike, pasi shkatërrimi , kësaj membrane nuk qëllon në vazat e gjakut. Ka edhe raste të tjera, kur mund të mos ndodh deflorimi por megjithëatë, organi seksual mashkullor penetron. Ky lloj himeni quhet hymen elastik. Gjithashtu është dhe lloji i fundit, një hymen me strukturë të fortë, i cili me të gjithë forcën për të penetruar nuk arrin të deflorohet. Ky quhet hymen fibrotik ose inperforatus. Për të gjitha vajzat, që mund të jenë defloruar ose do të deflorohen me partnerët e tyre, të kryejnë raporte seksuale të mbrojtura për të evituar shtatzëni të pa dëshiruar apo dhe infeksione të padëshirueshëm, të cilët më vonë sjellin probleme në shëndetin riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti