Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje dhe djegje pas përdorimit të shampos intim

Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje per nje femer e cila nuk eshte shtatzene por ka perdore nje shampo qe eshte per shperlarje ne organ dhe prej asaj ka pas shume kruarje, skuqje dhe djegje qe dy-tre dite nuk i largohet! Cfare preferoni te bleje ne barnatore per kete infeksion nese ke mundesi me mu pergjigj? Ju faleminderit, pres me padurim pergjigjen tuaj.

Shpresa.o (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa,

Përdorimi shplarësve gjinekologjik të patestuar dhe sidomos kryerja me këto shplarës i dusheve vaginale, bën që të lindin ato që quhen vulvo-vaginite nga kimikatet. Shenjat janë siç i përshkruan ti. Këto shplarje, prishin pH e vaginës duke i dhënë mundësi mbiritjes së bakterieve dhe kërpudhave që ndodhen normalisht në vaginë. Zakonisht për larjen e organeve gjenitale rekomandohen, solucione të testuar dhe sapun neutral me pH 5,5. Shoqja juaj, duhet të bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe vetëm antibiograma ose mykograma do të japim mundësinë e diagnostikimit dhe vlerësimin e antiboitikut të nevojshëm.

Të urojë gjithë të mirat.

/komuniteti