Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rikthimi i peshës pas lindjes

Jam ne javen e 35 te shtatzanise dhe deri tani kam shtuar 13 kg. me intereson se per sa kohe mund ta kthej perseri peshen qe kam pasur para shtatzanise? Ju pershendes.

Amella (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amella.

Interesin që tregon për peshën dhe linjën trupore pas lindjes, është më se i justifikuar.

Rikthimi në peshën normale apo të dëshiruar të trupit, ndodh pas lindjes, dhe fillon me ndërprerjen e ushqimit me qumësht gjiri të fëmijës. Fillon këtu, sepse tashmë nëna e re nuk ka përse të marrë ushqime suplementare në sasi dhe cilësi, që duhen edhe për mirëritjen e fëmijës së saj.

Por kaq, nuk është e gjitha. Organizmi i mësuar me sasira të mëdha ushqimore, për një kohë relativisht të gjatë, e ka të vështirë të rikthehet në rregjimin e ri ushqimor. Prandaj, rregjimit të ri duhet t’i bashkëngjitet vullneti dhe këmbëngulja, për të arritur një rezultat të dëshiruar. Ndihmesë e mirë në mbajtjen e trupin në formë të hishme, është edhe marrja me aktivitete të lehta sportive.

Amella, ti kërkon të dish sa sa është koha e rikthimit të në peshën e paralindjes. Me ato që shpjegova, unë mendoj se e ke kuptuar që koha e rikthimit të peshës që kërkon të kesh, është në dorën tënde. Realizoi këto pas lindjes dhe do të mbetesh e kënaqur me veten. Të uroj sukses.

/komuniteti