Gjakderdhje e mbrendshme në shtatzëni
Flutura
(14 vite më parë)
Përshëndetje Flutura,
Në fillimet e shtatzënisë, quhet normale një gjakrrjedhje e pakët e cila nuk zgjat më shumë se dy ditë me sasi të pakët gjaku, që nuk shoqërohet me dhimbje mesi apo fundit të barkut. Kjo shpjegohet si rezultat i implantimit të vezës në muret e mitrës. Nëqoftëse, gjakërrjedhja është në sasi të shtuar dhe zgjat disa ditë si dhe shoqërohet me dhimbje mesi dhe të fundit të barkut, atëherë tregon për një rrezik aborti, i cili mund të evitohet nëpërmjet rregjimit të shtratit dhe marrjes së trajtimeve të nevojshme për këtë rast. Besoj se mjeku gjinekolog ku ti je drejtuar, do të ketë dhënë edhe këto sugjerime.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr Keta, jam ne javen e 5 te shtatzenise, isha tek mjeku e me tha qe kam gjakderdhje te mbrendshme, eshte diçka e rrezikshme kjo per beben, cilat jane pasojat, me padurim pres pergjigjjen e juaj, te lutem kthema!