Sa kohë trajtohet një kist ovar me kontraceptivë?
Kozeta Thaka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Kozeta,
Zakonisht për të parë ndryshimet në madhësinë e një kisti të ovarit tek një grua, është e nevojshme që trajtimi me estroprogestativ të zgjasë 3-6 muaj dhe rezultatet vihen re gjithmonë kur kistet kanë madhësi më të voglël se 7x7mm. Ato janë me likid transparent dhe me membranë të hollë. Bëj analizat e nivelit të disa hormoneve në gjak si FSH, LH, dhe Prolaktinën, të cilat do ta ndihmojnë mjekun për të gjetur një shkaqet, përse është shfaqur ky kist në vezore.
Trajtimi me estroprogestativ për periudhën kohore që rekomandohet më sipër, nuk sjell problem në shëndetin riprodhues. Kisti i pa trajtuar, në të ardhmen mund të jetë problematik për një shtatzëni.
Ju uroj vajzës shërim të shpejt.
Pershendetje doktoreshe. Jam prindi i nje vajze 17 vjece e cila ka pas dhimbje gjate ciklit menstrual dhe nga kontrolli qe bera doli me nje kist ovar dextra (fiziologjik) me permasa 7mm x 5 mm. Mjeku i dha trajtim me kontraceptive femaden dhe po e perdore. Dua te di sa kohe do te zgjas ky trajtim se mbas 21 diteve te para nuk pati ndryshim ne permasa. A ka pasoja per me vone (per te pasur femije ne te ardhmen) perdorimi i kontraceptivit? Ju falenderoj per vemendjen tuaj dhe uroj gjithe te mirat.