Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhje nga mitra

Dr prsh!Me dt 11 korrik pata nje cikel te gjate me sasi te shtuar dhe kohezgjatje bera eko dhe vizite gjinekologjikr ne dy mjeke te ndrydhem me thane mitra e qafa e mitres jane te pastra ke disbalance hormonale.me dhane kontraceptiv qe me dhane sh efekte anesore u detyrova pas dybjav perdorimi ti nderores .Pasi i nderpreva pas 3 ditesh me erdhen menstr nga dt 2 gusht me 7 me iken.2 dite isha ok pa gjakrrjedhje kur filluan ca pika kaf pst sekrecione nje dit fillou pak gjak tamam si fillim ose mbarim cikli.Nuk kam sasi te madhe gjaku po gjakrrjedhje te vazhdueshme .Jam bere sh merak.A ka noj mjekim tjt pervec kontraceptiveve se ato si marr me FlmA rrezikoj shendetin tim .A te pres ca koge apo te iki te ndonje mjek tjt per vizite se jam sh e stresuar.

Ema Z (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Anja

Kur fillohet marrja e kontraceptivit, nuk duhet te nderpritet por duhet te mbarohet kutia. Nderprerja sjell gjakrrjdhje.

Te rekomandoj te drejtohesh tek mjeku, per te te dhene tjeter lloj kontraceptivi I cili nuk jep efekte anesore.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj per te zgjidhur problemin.

Gjithe te mirat.

/komuniteti