Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë të rrezikshme cistat?

Pershendetje gjinekologe, para 3 jave kam lindur nje bebe te vdekur ne javen e 27 e cila ka vdekur nga kordoni i kerthizes per te cilen edhe ju kam pyetur ma heret, tani kam bere disa kontrolla dhe jane verejtur dy cista, mjeku me ka rekomanduar injeksion, por shqetesimi im eshte se sa jane te rrezikshme dhe a mund te evitohen me injeksion dhe pa asnje pasoje anesore, cilat jane menyrat e kujdesit nga ana ime qe ti zhduk cistat perpos barnave te sugjeruara nga mjeku? Ju faleminderit per mirekuptim, gjitha te mirat... Klaudia.

Klaudia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klaudia

Kistet në vezore, shkaktohen si rezultat i çrregullimit të nivelit të hormoneve në gjak. Prandaj trajtimi i tyre kryhet vetëm me medikamente ashtu siç të ka rekomanduar mjeku yt. Këshilla praktike për tu patur parasysh në këto raste, nuk ka. Por megjithatë, ti duhet të ruash higjenën personale për të evituar një infeksion të mundshëm, i cili mund ta komplikoj më tej gjëndjen.

Duhet të dish, që nëqoftëse kistet janë në madhësi më të vogël se 7x7 cm, kanë likid transparent dhe kapsul të hollë, atëherë mundësia e trajtimit medikamentoz është shumë e madhe. Por nëqoftëse likidi nuk është transparent dhe madhësia është më e madhe se 7x7cm, kanë kapsul të trashë dhe mund të jenë të ndarë në dhomëza (multikameral), atëherë trajtimi medikamentoz do të jepte shumë pak efekt.

Të uroj gjithë të mirat.

labi (14 vite më parë)
Pershendetje gjinekologe desha te pyse jam u martuar qe 1 vit gruja ime esht tani 19 vjeqare por e ka pas nje cist 6 cm para 6 muajsh dhe me an te barerav qe e ka udhezuar gjinekologja iu esht zhdukur po tani pas 6 muaj pra ju ka lajmruar cista 5 cm me tregoni se qfar duhet me ba per me zhduk cisten ju faleminderit shum per ndihmen tuaj

/komuniteti