Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Disa pyetje për shtatzëninë

Pershendetje... se pari ju deshiroj nje dite te bukur dhe pa lodhje, si cdohere desha edhe kesaj here te marr ndihmen tuaj qe shume here me keni ndihmuar gjate gjithe kohes se shtatzenise, dhe tash desha tju pyes se jam ne javen e 29 gati dhe dy javet e fundit po kam dhimbje nga pak poshte ne legenin e vagines nga ana e djathte vetem atehere  kur levizi kemben ose ngrihem ose gjate gjumit kur nderroj pzicionin nuk mund ta leviz kemben ndjej nje dhimbje, cfare me rekomandoni eshte dicka serioze apo normale per nje shtatzene? Poashtu gjate  7 mujorit dmth kam shtuar ne peshe 10 kg a eshte e mjaftueshme? Se ketu ne ch me thojne mjekte qe eshte normale kjo peshe..ndoshta pyeta shume po mbasi mora kohe tju shkruaj desha te pyes se gjate gjithe shtatzenise kam djegje lukthi edhe ate kur shtrihem me ndodh me shume dhe per ta lehtesu kete, po me ndihmon coca cola edhe pse kam lexuar tek ju qe nuk proferohen pijet e gazuara por kurre ne jete skam perdor pervec lengjeve po tash po me ndihmon e po marr nga pak kur kam nevoje dhe a ndikon dicka te fetusi? Me falni per pyetjet e shumta besoj se do te marr pergjigjen, ju flm edhe njihere cdo te mira gjitheve klm...

Dita Pr (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Dhimbja vjen si pasojë e rritjes së mitrës e cila duke u rritur, shtyp nervat që nervojnë anësitë. Kjo po ndodh me shtatzëninë tënde. Të këshilloj të qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas, në momentin kur ndjen shumë dhimbje. Në këtë pozicion, dhimbja do të kaloj. Pas lindjes nuk do të kesh më asnjë problem. Përsa i përket shtesës së peshës në shtatzëni, duhet të dish se pesha ideale për një grua që ka konstrukt normal, shtohet deri në 225 gram në javë, ose 9.5 kg deri në fund të shtatzënisë. Gjithashtu është një tregues, që quhet indeksi i masës trupore. Nëpërmjet një formule të thjeshtë, mjeku gjinekolog duke ditur gjatësinë dhe peshin para shtatzënisë, kalkulon shtesën në peshë.

Urthi ose djegia e stomakut, është pasojë e kthimit të ushqimit nga stomaku në ezofag. Tek mjaft gra, mund të përcaktohet si djegie ose dhimbje stomaku apo gjoksi. Vjen si pasojë e shtypjes së stomakut nga mitra shtatzënë dhe shtohen me moshën e shtatzënisë. Duhet të dish që në rregjimin ushqimor të gruas shtatzënë, nuk rekomandohet përdorimi i pijeve të gazuara, por meqënëse ti gjen qetësi, mund të pish deri në një gotë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Dita Pr (14 vite më parë)
ju flm shum per pergjigjet,gjithashu de juve ju deshiroj shendet dhe dite tbukur..

/komuniteti