Cystitis acuta
Luisa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Luisa
Përdorimi i antibiotikëve, është një nga shkaqet që prish florën normale të vaginës. Kjo gjë ka ndodhur tek ty dhe i ka dhënë mundësinë mbirritjes të disa kërpudhave që ekzistojnë normalisht në vaginë, në një koncentrim të ulët dhe që quhen kandida albikans. Këtë diagnozë do ta vendosë analiza e sekrecioneve vaginale dhe mykograma, do të përcaktoj llojin e antibiotikut më të përshtatshëm për trajtimin tënd. Prandaj bëji analizat e mësipërme dhe më pas kosultohu me një mjek gjinekolog për të marr trajtimin e duhur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam perseri une Luisa, gjinekologja me ka thene se e kam adnexitis bill por tani isha te nje internist-ultrasonist dhe me tha se e ke cystitis acuta me tha mos me i perdor antibiotiket deri ti bej disa analiza por une kam kruarje ne vagine nganjehere dhe perdori vitagyn c krem por tani cfare te bej se tha tu ka prish flora, me ndihmoni me duhet keshilla juaj sepse me te vertet tani nuk po ju besoj shume mjekeve e i kam lexu pothuajse te gjitha pergjigjet e juaja dhe me te vertete jeni e dalluar... flm shume paraprakisht.