Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ndikon anestezioni i përgjithshëm në fillim të shtatzënisë?

Une jam operuar nga apendiciti pa e ditur se jam shtatzene. Pas operimit kam bere testin e shtatzenise dhe me ka dale pozitiv. Ju lutem me tregoni une kam pas vetem tri dite para operacionit qe kam provuar te jese shtatzene, a mund te ndikoj anestezioni ne zhvillimin e bebes dhe antibiotiket qe kam marre kane qene amoxiklav 500 mg (1 jave) tjera barna nuk kam perdor. Operimi ka qene me laser. Ju faleminderit per mirekuptim.

Besa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Besa

Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve. Këtë fakt duhet t’ja tregosh mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, dhe ai në bazë të analizave rigoroze të kujdeshme, do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm për ecurinë dhe vazhdimin e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti