Një lloj gunge afër vaginës!
Atra
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arta
Për shqetësimet që ankon, do të ishte mirë që të drejtoheshe tek një mjek gjinekolog i cili do ta vlerësonte objektivisht këtë fryrje që ti thua, që është me likid. Mund të jetë një endometriozë e cila do të diagnostikohet, vetëm nga mjeku që do të vizitohesh.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendjetje Doktoreshe! Une jam 23 vjecare nuk kam pasur marredhenie seksuale mirepo ka disa muaj qe kam probleme me menstruacione. Menstruacionet me vijne me kohe cdohere, mirepo kam problem sepse diten e trete me ndalen. Me sa kam mundur ta verej kjo ndodh kur filloj te stresohem gjate mesimit dhe nuk bene asnjehere ta mundoj koken gjate ciklit per arsye se cikli me ndalet, pastaj kam shume pak gjakderdhje dhe vie deri te nderprerja totale ne diten e 4t apo te 5t te ciklit. Ka 3 muaj qe e kam verejtur nje si gunge apo si leng i mbledhur afer vagines sepse kur e prek eshte shume i bute sikur leng brenda qe dhemb pak kur e prek. Ky leng here rritet here zvogelohet ose heket krejt kur kam gjakderdhje normale. Cte bej, a duhet te shqetesohem dhe te shkoj te gjinekologu per kontrolle? Ju lutem me ktheni letren. Ju faleminderit!