Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Spermograme

Pershendetje doktoreshe Mimoza. Burri ka bere nje analize spermograme dhe ka marre keto rezutate: karakteristika fizike: koagul: jo. Era: normale. Ngjyra: gri e hapur. Vizkoziteti: normal. Ph: 8.0. Sasia 4.0 ml. Ne ekzaminimin mikroskopik u pane 15 spermatozoide per fushe qe perkon me nje nr prej 7 milion per mililiter me nje nr total prej 28 milion. Nga kjo sasi 10 % paraqiten me strukture & levizshmeri normale. Rreth 55 % paraqiten me strukture normale por me levizshmeri teper te kufizuar. Diferenca qe perkon me rreth 35 % paraqiten teper dismarfe persa i perket struktures si dhe immobile. Desha te dija me keto rezultate a mund te ngel shtatzene? Por dua te theksoj se kur eshte bere kjo analize burri ka qene i semure me tuberkuloze, a thua ndikon kjo? Ju kerkoj falje qe u zgjata kaq shume por jam shume e shqetesuar dhe do doja nje sqarim te detajuar. Faleminderit per kohen qe na kushtoni.

Melisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melisa

Për një këshillim më të mirë në lidhje me këtë problem, mund ta jap mjeku androlog.

Gjithësesi, shtatzënia edhe mund të jetë e mundur në këto kushte.

Të uroj gjithë të mirat.

ARTAN (13 vite më parë)
pershendetje ,ne egzaminimin mikroskopikte materiali u pane 3 spermatozoide per fushe qe perkon me nje prej 1 milion per mililiter me nje total prej 3 milion .nga kjo sasi 10% paraqiten me strukture dhe levizshmeri normale parametra te cilat ruhen edhe 2 ore pas marrjes se materialit. rreth 55%paraqiten me strukture normalepor me levizshmeri teper te kufizuar. diferensa qe perkon me rreth 35%paraqiten teper dismorfe persa i perket struktures si dhe immobile . cfar mendimi keni ju doktoresh si munt te me ndihmoni ?

/komuniteti