Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me gjirin

Pershendetje Dr. Mimoza. Qe 1 vit jom duke provuar me mbet shtatzene prej momentit qe jom duke provu me kullojne gjinjte qumesht e kom perdore kete terapi Bromergon po ska pat sukses perseri njejte? A duhet te kem marredhenje cdo nate apo me pauza? Pres keshillat tuaja.

Ardiana nga Peja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardiana

Mendoj që niveli në gjak i prolaktinës, tek ty rezulton i rritur. Më sqaro mbi rregullshmërinë e ciklit menstrual, pasi niveli i lartë i prolaktinës në gjak, jep sindromin amenorre-galaktorre. Drejtohu tek mjeku gjinekolog, i cili duhet të bëj analizën për të matur sasinë e disa hormoneve në gjak si FSH, LH dhe Prolaktinë, një ekzminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezore dhe një grafi të selaturcika, për të vlerësuar gjëndrën e hipofizës. Ky sindrom shoqërohet edhe me cikël anovulator, që do të thotë mos prodhueshmëri e vezës. Ky është shkaku që ti nuk mbetesh shtatzënë. Për të gjitha sa më sipër, kërko kontakto me një mjek gjinekolog të marrësh trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti