javë pas jave
Ermira, llogaritja e datës së lindjes fillon nga data e parë e menstruacionit të fundit. Kjo është metodologjia mjeksore.
Megjithatë, duhet të dish se llogaritja e datës së lindjes është gjithmonë një datë e përafërt. Kohëzgjatja mesatare e shtatzënisë llogaritet 280 ditë ose 40 javë. Por ka shumë faktorë, që ndikojnë në kohëzgjatjen e shtatzënisë apo në datën e lindjes.
Fëmija yt i parë, ka lindur në muajin e 8-të. Pa e ditur arsyen se përse ka ndodhur kështu, unë pretendoj se ti së bashku me mjekët duhet të kishit gjetur shkakun e kësaj lindje parakohe. Pasi të ishte gjetur shkaku dhe të ishte marrë trajtimi i duhur për ta eleminuar atë, duhet të ishte filluar shtatzënia e rradhës.
Atëherë, për situatën konkrete të sygjeroj që, ti të mos kërkosh nga mjekët datën e saktë të lindjes apo kur fillon muaji i nëntë apo sa do të jetë kohëzgjatja e shtatzënisë. Ti kërko nga mjekët që të trajtojnë sa më mirë shtatzëninë tënde të rradhës, dhe nga ana jote duhet të zbatosh të gjitha këshillat që ata të japin për të patur ecuri sa më normale të saj. Nëse zbaton këto dy drejtime që të udhëzova, mundësia më e madhe është që shtatzënia jote të jetë e plotë dhe normale.
Ermira, shpresoj të kem qënë bindëse me përgjigjen time.


Doktoreshe me 6 qershor i kom kry mustracionet dhe jam shtatzene si ma caktoni ju daten e lindjes se asnje doktor nuk ma cakton sakte daten ose kur hy muajin e 9, ju flm shume pune te palodhme.