Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione vaginale

Kam shume sekrecione dhe me ere te keqe, kam bere disa here analiza dhe me dalin shkalla e dyte e infeksionit. Gjinekologia me ka dhene ovula per poshte por mbasi mbaroj kuren fillon i njejti avaz kam dhe djegje gjate kryerjes se marredhenies, ju lutem si te veproj?

Artenisa Biba (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artenisa

Nga sa thua më sipër, mendoj që ke një infeksion vulvo-vaginal i cili mund të jetë një vaginozë bakteriale, diagnozë kjo e cila mund të konfirmohet nga analiza e sekrecioneve vaginale me ngjyrosje sipas Gramit. Pasi të jetë konfirmuar diagnoza, si trajtim rekomandohet metronidazoli ose klindamicina. Mjekimi duhet të zgjasë 7-10 ditë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti