Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje jam shtatzene ne javen e 20, shtatzenia e pare. Para 3 dite kam ndi disa levizje te lehta te bebes dhe ma jo qe 3 dite nuk ndjej levizje, jam e brengosur a eshte normale kjo ju lutem me jepni nje keshille harrova te them se para nje jave kam bo nje eko dhe beba eshte mire vetem levizjet me shqetesojne.

Leonita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonita

Lëvizjet e para fetale tek një grua, që e ka lindjen e parë ndjehen rreth javës së 22 të shtatzënisë. Fillimisht këto lëvizje ,janë më të lehta dhe më të rralla. Më vonë bëhen më të shpeshta dhe më të forta. Pra nuk ka asgjë për tu brengosur dhe shqetësuar. Mos harro, në javën e 20-22 duhet të shkosh tek mjeku që të ndjek shtatzëninë, për të bërë ekografinë morfologjike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti